Kamenica pranon donacion 100 bombola për shuarjen e zjarrit dhe disa helmeta

24 janar 2021 | 16:44

Komuna e Kamenicës ka pranuar një donacion nga “Kosovatex Sh.P.K”, i cili përfshinë rreth 100 bombola për shuarjen e zjarrit dhe disa helmeta.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka shprehur mirënjohje të thellë për secilin që po shpreh gatishmërinë për ta ndihmuar komunën në forma të ndryshme.

“Sot pranuam një donacion nga ‘Kosovatex Sh.P.K’, e cila na dhuroi rreth 100 bombola dhe disa helmeta. E falënderoj për këtë bashkëpunim. Po ashtu, i shpreh mirënjohje edhe Luan Kastratit i cili mundësoi që ky donacion të arrij në Kamenicë”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka nisur garën për të siguruar dy goditje në…