Kameruni barazon me Serbinë

28 nëntor 2022 | 13:05

Kameruni dhe Serbia kanë luajtur një duel spektakolar që do të mbyllej në shifrat 3-3. Kameruni kaloi në avantazh në minutën e 29-të me një gol të shënuar me kokë nga Castelleto. Serbia përmbysur gjithçka në fundin e pjesës së parë. Pavloviq dhe Milinkoviq-Saviq do të shënonin dy gola të shpejtë duke shokuar kamerunasit.

Në fillimin e pjesës së dytë, Mitroviq thelloi avantazhin e skuadrës së tij. Kameruni ndërkohë do të zgjohej disa minuta më pas duke shënuar dy gola për dy minuta.

Në minutën e 64-t, sapo hyri në fushën e lojës, Vincent Aboubakar realizoi një gol shumë të bukur me parabol përballë portierit. Dy minuta më pas Aboubakar u bë sërish protagonist duke shërbyer për Choupo-Moting që do ta kishte të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ua ka…