Kamioni digjet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

08 prill 2026 | 14:25

Një kamion është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, më konkretisht në Duhel.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se lidhur me rastin, një grua ka kërkuar ndihmën e Ekipit të Urgjencës.

Ndërsa, për ngasësin e kamionit dhe pasagjerin, policia ka deklaruar se janë në gjendje të shqetësuar.

Sipas policisë, lidhur me incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se…