Kampanja “Rini Aktive” vazhdoi aktivitetin e saj edhe në Lipjan

18 shtator 2020 | 11:14

Kampanja “Rini Aktive”, e udhëhequr nga deputetja Ganimete Musliu dhe Muzafer Shala, ka vazhduar aktivitetin e saj në Lipjan.

“Sistemi arsimor dhe orientimi në karrierë ishin temat e këtij diskutimi me rininë e Lipjanit. Rinia e Kosovës dhe aktivitetet e tyre, do të mbështeten fuqimisht nga kjo kampanjë, me trajnime dhe projekte të ndryshme përmes së cilave ata do të rriten profesionalisht. Kosova është me fat që ka një rini të shëndoshë dhe të gatshme për të marrë përgjegjësi në duart e tyre”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë…