Kampionati Evropian, Ramadani: Këto kombëtare i dua në grup

01 dhjetor 2023 | 13:18

Lecce do të presë Bolonjën të dielën në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Seria A.

Në prag të këtij dueli, mesfushori Ylber Ramadani ka dalë në konferencë për shtyp, ku nuk munguan as pyetjet për shortin që pritet të hidhet të shtunën për Evropianin 2024.

“Çdo ditë ne punojmë për të bërë më mirë. Të dielën ka një ndeshje të vështirë në të cilën duhet të marrim pikë. Ne jemi profesionistë dhe e dimë që nuk kemi fituar 8 ndeshje. Të dielën duhet të hyjmë me kokën e duhur për të fituar. Ne krijojmë raste, por duhet ta mbyllim ndeshjen, duke filluar tashmë të dielën. Kundër Romës ne luajtëm një lojë të shkëlqyer dhe humbëm në dy minuta. Duhet të hyjmë të dielën për të fituar ndeshjen, kjo do të na jepte besim”, ka thane Ramadani.

“Shorti i ‘Euro 2024’? Do të doja një grup Itali-Gjermani-Zvicër-Shqipëri. Të shohim nesër. Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 prej tyre luajnë në Serie A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë”, ka deklaruar Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maverick Carter, menaxheri i LeBron James, si dhe një partner…