Kampioni fiton kryendeshjen e javës

03 nëntor 2018 | 22:47

Rreth 700 shikues e kanë përcjellur ndeshjen më interesante të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbollistë.

Të shtunën mbrëma në Gjilan u takuan Drita dhe kampioni aktual, Besa Famgas. Të dy skuadrat i kishin fituar pesë ndeshjet e para. Serinë e fitoreve e vazhdoi Besa, që triumfoi ndaj Dritës me rezultat 35:22.

Tani vetëm Kastrioti e Besa kanë pikë maksimale, nga 12. Prishtina e Drita mbajnë vendet tre e katër me nga 10 pikë.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së gjashtë. Prishtina fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 48:29, kurse Trepça e mposhti Drenicën me rezultat 28:21.

Ndeshja e fundit e javës së gjashtë është ajo në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit që luhet të dielen nga ora 18:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka pranuar të dekretojë…