Kampioni Ilir Latifi, së shpejti në Tiranë

19 prill 2018 | 10:45

Sportisti me famë botërore, Ilir Latifi, do të jetë së shpejti në Tiranë për një turne promovues të MMA-s. Kampioni i peshave të rënda në Suedi dhe profesionist që prej vitit 2008 vjen për herë të parë në Shqipëri.

Sporti i MMA ka filluar të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe nëse flitet për disiplina luftarake siç është MMA, patjetër që mes tyre ka edhe emra shqiptarësh. E një prej më të njohurve është Ilir Latifi, i lindur në Malmo të Suedisë, por me orgjinë nga Kosova. Kampioni më famë botërore do të jetë në Tiranë nga 27 prilli deri më 2 maj, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, për ta promovuar më tej sportin e MMA.

Ilir Latifi vjen për herë të parë në Shqipëri dhe gjatë vizitës së tij disaditore pritet të takohet me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa do të zhvillojë edhe disa stërvitje demonstrative me sportistë dhe të rinj të pasionuar të këtij sporti. Latifi është një kampion i njohur i peshave të rënda në Suedi dhe si profesionist i këtij sporti që nga viti 2008, ai ka marrë pjesë në turne të rëndësishëm si Shark Fights, Rumble of The Kings, dhe GLORY. Që prej muajit shkurt të këtij viti Ilir Latifi mban vendin e katërt në renditjen e peshave gjysmë të rënda në divizionin UFC.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Musa Gjakova 19 Prilli dita e rënjës së  heroit…