Kampioni olimpik: Mungoj në Olimpiadë dhe nuk e marr vaksinën

02 mars 2021 | 14:30

Kampioni olimpik, Yohan Blake ka thënë se është i gatshëm të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios për të mos marrë vaksinën kundër koronavirusit, edhe pse ky nuk është një detyrim nga organizatorët e kompeticionit.

“Mendoj vetëm që të ruaj forcën, nuk dua të bëj vaksinën, më mirë mungoj në Olimpiadë se sa të marr vaksinën, nuk e marr”, ka thënë xhamajkani në një intervistë për gazetën vendase “The Gleaner”. “Nuk dua të merrem me këtë çështje tani, por kam arsyet e mia”, ka shtuar ai.

Blake, dikur rival i legjendës së atletikës, Usain Bolt, me siguri që do të ketë mundësi të marrë pjesë në Tokio 2021, që do të jetë edhe olimpiada e fundit për të. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar deri tani se marrja e vaksinës kundër koronavirusit është “e inkurajueshme”, por jo e detyrueshme për sportistët pjesëmarrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Filipineve në Brazil u shkarkua nga detyra pasi…