Kanadaja do të hedhë 13.6 milionë doza të vaksinës kundër Covidit

06 korrik 2022 | 12:04

Kanadaja do t’i hedhë rreth 13.6 milionë doza të vaksinës “Oxford-AstraZeneca” për shkak se nuk mund të gjente asnjë pranues për to as brenda dhe as jashtë vendit.

Ky vend kishte nënshkruar një kontratë me “AstraZeneca” në vitin 2020 për të marrë 20 milionë doza të vaksinës së saj dhe 2.3 milionë kanadezë e kanë marrë të paktën një dozë të saj, kryesisht midis marsit dhe qershorit të vitit 2021.

Pas shqetësimeve në gjysmën e parë të vitit 2021 për mpiksjen e gjakut të rrallë, por potencialisht fatale të shkaktuar nga vaksina “AstraZeneca”, Kanadaja është përqendruar në përdorimin e furnizimeve të shumta të vaksinave “mRNA” nga “Pfizer-BioNTech” dhe “Moderna”.

Ky zhvillim vjen pasi shumë vende evropiane po përjetojnë një rritje të konsiderueshme të infektimeve me koronavirus, raporton “The Guardian”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artis Pabriks, njoftoi dje rikthimin…