Kanadasë i shtohet edhe rruga “Kaçaniku”
15 qershor 2026
| 15:51
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, ka njoftuar se në Ditën e Çlirimit të Kosovës kanë përuruar rrugën “Kaçaniku”, në një nga udhëkryqet kryesore të Winnipegut.
Shkrimi i plotë i Kryeziut:
“Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, përuruam edhe rrugën “Kaçaniku”, e vendosur në një nga udhëkryqet kryesore të Winnipegut. Pas rrugës Dardania, edhe Kaçaniku bëhet pjesë e hartës së këtij qyteti, duke ruajtur dhe promovuar historinë, identitetin dhe trashëgiminë tonë kombëtare.
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti dhe në forcimin e urave të miqësisë ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kanadasë”.




