Numërohen mbi 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

15 qershor 2026 | 15:27

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

Deri në orën 14:30 janë numëruar 40.81% e votave.

Nga votat e numëruara deri më tani, LV-ja ka marrë 70.28% ose 23 972 vota. LDK-ja ka marrë 14.28% ose 5 055 vota.

PDK-ja është e treta me 7.70% ose 2,625 vota, kurse Aleanca ka 5.22% ose 1 779 vota.

Procesi i numërimit të votave me postë, sipas KQZ-së, pritet të përfundojë në mesjavë.

Nga votat e numëruara, LV-ja ka siguruar 51 ulëse, PDK-ja 23, LDK-ja 19 dhe Aleanca 7.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë…