‘Kanali i Stambollit’, megaprojekti që do ta shmangë ngushticën e Bosforit

16 dhjetor 2019 | 11:34

Turqia planifikon të ndërtojë një kanal gjigant, i cili do të bëjë të mundur që të shmanget ngushtica e Bosforit për anijet e shumta që e përshkojnë çdo ditë.

“Kanali i Stambollit” është parashikuar të kalojë përmes qytetit turk dhe pritet të ofrojë lehtësime për trafikun detar të anijeve midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, në veçanti trafikun e cisternave nëpër Bosfor.

Kanali 45 kilometra i gjatë, që pritet të ndërtohet pjesën perëndimore evropiane të qytetit, parashikohet të rrisë kapacitetin ditor deri në 160 anije.

Qeveria turke ka thënë se me këtë projekt synon të eliminojë rreziqet që i kanosen ngushticës së Bosforit, qoftë nga aksidentetet apo mbingarkesa, megjithatë, në Turqi kanë nisur kundërshtitë e para nga opozita, e cila ka paralajmëruar për dëme të mëdha mjedisore me ndërtimin e kanalit të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Hong Kong ka thënë më 16 dhjetor se…