Kancelaren Merkel e kapin dridhjet e trupit për herë të tretë (Video)

10 korrik 2019 | 14:41

Duket se situata shëndetësore e kancelares gjermane Angela Merkel nuk është aspak pozitive.

Ajo është parë përsëri duke u dridhur kur ajo priti gjatë një vizite kryeministrin e Finlandës të mërkurën paradite.

Mediat kanë fokusuar momentin kur ajo ishte në pritje të homologut të saj dhe filloi përsëri të dridhej duke e bërë këtë për herë të tretë në muajin e fundit.

Ndryshe nga herët e tjera, dridhjet nuk ishin edhe aq të forta.

Kjo është hera e tretë që kancelarja Merkel përjeton këto shqetësime shëndetësore.

Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas, pas emërimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht nga ana e presidentit Frank-Walter Steinmeier në pallatin “Bellevue” në Berlin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Zhiviq,…