Ministrja Ziviq takoi ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler

10 korrik 2019 | 14:41

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Zhiviq, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe drejtorin e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Gunther Zimmer.

Ministrja Ziviq ka falënderuar ambasadorin Pfandler për vizitën dhe e ka njoftuar me programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe projektet që ministria do të zbatojë këtë vit.

Në takim është biseduar rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, siç janë prodhimi organik, përkrahja e fermerëve të rinj, hapja e vendeve të reja të punës dhe mbështetja për zhvillimin e zonave rurale.

Ambasadori Pfandler ka theksuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë për zhvillimin ekonomik dhe me këtë rast ofroi përkrahje përmes ekspertizës për avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ministrja Ziviq dhe ambasadori Pfandler shprehën interesin e tyre të përbashkët për të inkurajuar zhvillimin e bujqësisë me qëllim të përmirësimit standardit jetësorë në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastrioti i Ferizajt e përfaqëson Kosovën në Kupën Sfiduese (Challenge…