Kancelari austriak fton kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Haradinaj – Bërnabiq takohen sot në Vjenë

19 nëntor 2018 | 10:22

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  do të marrë pjesë sot në një mëngjes pune në Vjenë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në të cilin me thirrje nga kancelari austriak, Sebastian Kurz do të bisedohet për perspektivën evropiane të regjionit.

Kabineti i Kurz  ka konfirmuar për mediet serbe,  se në takim së bashku me Haradinajn do të marrin pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbabiq ai i Shqipërisë, Edi Rama, Dusko Markoviq nga Mali i Zi dhe Denis Zvizdiq si përfaqësues i Bosnjës e Hercegovinës.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka anuluar ardhjen për shkak të problemeve të brendshme politike.

Në takim do të marrin pjesë edhe komisari evropian për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Han dhe Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel. “Kancelari Kurz ka ftuar kryeministrat e ballkanit perëndimor dhe dy komesarë evropianë në një mëngjes pune”, thuhet në njoftimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e sheh veten në rivalitetin historik të italianëve me…