Kancelarja Merkel del nga karantina

03 prill 2020 | 14:28

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i ka dhënë fund karantinës së saj dhe është rikthyer të punojë në zyrë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

Merkel hyri në karantinë dy javë më parë pasi ajo ra në kontakt me një mjek që më vonë u testua pozitivisht ndaj koronavirusit.

”Testi i saj i tretë për virusin rezultoi negativ”, tha një zëdhënës qeveritar për CNN të hënën, pas dy testeve të mëparshme që ishin gjithashtu negativë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i shkarkuar i Postës së Kosovës e ka quajtur…