Kandidatët për deputetë Makolli, Hoxha dhe Shala marrin përkrahje nga familja Salihu

19 shtator 2019 | 13:25

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita Makolli, e shoqëruar edhe nga kandidatët e tjerë për deputetë: Dhurata Hoxha dhe Migjen Shala, janë pritur të familjen e Maliq Salihut nga Braina, në Kodër të Trimave.

Makolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me këtë familje biseduan për të ardhmen e përbashkët dhe për punët që na presin.

“Në vatër të Maliq Salihut nga Braina, në Kodër të Trimave. Familje tipike shqiptare, me zemër të bardhë dhe te ngrohtë. Biseduam së bashku për të ardhmen tonë të përbashkët, për punët që na presin. Kënaqësi! Faleminderit Mailiqit, vëllezërve, zonjës së shtëpisë, motrave dhe fëmijëve!
Së bashku në fitore! #dekadaere #112 #meritamakolli #93”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Merita Makolli, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, vjen nga fusha e aviacionit civil dhe nga përfaqësia politike e UÇK-së e udhëhequr nga Adem Demaçi.

Makolli është vajza e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Shasivar Makolli – Çali, i cili është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e…