Kandidati i partisë “Guxo” tërhiqet papritmas nga gara për kryetar të Gjilanit

12 shtator 2025 | 13:30

Kandidati i partisë “Guxo” për kryetar të Gjilanit, Ilir Poroshtica, është tërhequr nga gara për të parin e kryeqendrës së Anamoravës, siç ka thënë ai për “arsyeje personale”.

“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit”.

“Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht”, ka shkruar Poroshtica në “Facebook”.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka folur në…