Kandidati i PDK-së për deputet me numër 57, Shaip Kadriaj, bën homazhe te heroi i Kosovës, Faruk Elezaj
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së për Zvicër, njëherit kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Kadriaj, ka bërë homazhe në nder të dëshmorit të kombit, Faruk Elezaj.
Kadriaj, i cili në listën zgjedhore të PDK-së garon me numrin 57, ka vlerësuar lart sakrificën e luftëtarit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Faruk Elezaj, duke thënë se kujtimi i tij do të mbetet përherë pjesë e historisë së Kosovës dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.
“Sot, me respekt dhe krenari, bëmë homazhe te dëshmori dhe heroi i kombit, Faruk Elezaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mik i familjes sonë.
Kujtimi dhe sakrifica e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe frymëzim për brezat që vijnë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Kadriaj.




