Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës: Llapjanët të marrin pjesë në votim, ta bëjnë ndryshimin

29 nëntor 2020 | 11:39

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka votuar në shkollën fillore “Esat Mekuli”, në fshatin Dobratin.

Pas hedhjes së votës së tij, Fetahu ka thënë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për komunën e Podujevës dhe ka ftuar të gjithë llapjanët që të marrin pjesë në votim.

“Janë zgjedhje të cilat vendosin për të rinjtë, gratë, të moshuarit e kategoritë e luftës. Unë jam i bindur që asnjëra nga këto kategori nuk janë të kënaqura me me këto 20 vjet sesi është sjellë pushteti ndaj tyre. Prandaj, unë i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë në zgjedhje të dëshmojnë një kulturë të jashtëzakonshme dhe të përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të bëjnë ndryshimin e vërtetë i cili do të përmirësoj rrënjësisht jetën e tyre”, ka thënë Naim Fetahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Podujevës i LDK-së, Nexhmi Rudari, ka…