Voton Rudari i LDK-së, bën thirrje që të respektohen masat anti-Covid

29 nëntor 2020 | 11:31

Kandidati për kryetar të Podujevës i LDK-së, Nexhmi Rudari, ka hedhur votën e tij në shkollën “Naim Frashëri” në Podujevë.

“Falenderoj të gjithë këta komisionerë që janë zgjuar herët për të filluar një punë të mbarë. Është një ditë e jashtëzakonshme, sepse janë zgjedhje të jashtëzakonshme, poashtu jemi në gjendje të jashtëzakonshme. I bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të rrespektojnë masat kundër Covid-19, që ta kalojmë me sukses edhe këtë ditë të zgjedhje dhe sigurisht edhe këtë pandemi”, ka thënë Rudari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid humbi ndeshjen e xhiros së 10-të ndaj Alaves…