Kandidati i vetëm i humb zgjedhjet

22 shtator 2020 | 16:30

Megjithëse ishte i vetmi kandidat për kryetar komune në komunën e vogël të Lesinës – një qytet me 6,000 banorë, pranë Fozdas, një anëtar i partisë “Lidhja”, Primiano Di Mauro humbi në zgjedhjet komunale italiane.

Gjegjësisht, në mënyrë që rezultatet e zgjedhjeve lokale të ishin të vlefshme, ishte e nevojshme që të paktën 50 përqind e votuesve të votonin, por në atë komunë të vogël, vetëm 49 përqind e popullsisë dolën për të votuar, raporton corriere.it, përcjell telegrafi.

Kështu, fitorja që dukej e sigurt, pasi ai nuk kishte konkurrencë, u kthye në një humbje të çuditshme dhe ndoshta e vetmja, sepse ai nuk kishte kundërshtar.

Shtypi që raporton për këtë rast, i cili është për kolonën “besoni apo jo”, shkruan se ata që bojkotuan zgjedhjet fituan, domethënë ata nuk përdorën të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

Abstinenca u favorizua nga dy grupe politikanësh lokalë, “Lesina e Ndryshme”, e cila është afër partive të qendrës së djathtë dhe grupi tjetër, “Pa Kuorum”, i cili është politikisht i afërt me Partinë Demokratike.

Meqenëse asnjë qeveri lokale nuk është zgjedhur, qyteti i Lesinës do të drejtohet nga të ashtuquajturit “komisionerë”.

Humbja pa kundër kandidatit është bërë një temë hit në mediat sociale dhe për ironi të fatit e lidhin çështjen me 49 votat që mungojnë për të arritur një kuorum, me faktin se partia e Lidhjes duhet t’i kthejë shoqërisë 49 milionë euro, para që nuk i përket, dhe gjurmët e të cilëve humbin për mrekulli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka konfirmuar se Alvaro Morata i ka kryer testet…