Morata kryen testet mjekësore te Juventusi

22 shtator 2020 | 16:07

Juventusi ka konfirmuar se Alvaro Morata i ka kryer testet e kërkuara mjekësore në J|Medical dhe pritet ta kompletojë sot kalimin nga Atletico Madridi.

Kampioni italian vendosi ta kthejë Moratan në Allianz Satadium për një vit, pasi u pajtua me Atleticon t’i paguajë 10 milionë euro për ta huazuar atë me opsion për ta blerë për 45 milionë euro në fund të sezonit.

Sulmuesi spanjoll, i cili mbërriti në Torino mbrëmjen e kaluar, i kreu testet mjekësore sot në mëngjes. Ai do të nënshkruajë me Juven për këtë sezon. Morata ka qenë pjesë e Juves në të kaluarën, nga viti 2014 deri më 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bojkotimi i futbollit në vendin tonë është një çështje që…