Balaj: Qeveria të kthejë më shumë sytë nga futbolli

22 shtator 2020 | 15:56

Bojkotimi i futbollit në vendin tonë është një çështje që ka prekur edhe futbollistët e Kombëtares sonë.

Sulmuesi Bekim Balaj i ka bërë thirrje qeverisë që t’i hedhë më shumë sytë nga futbolli, në një deklaratë të publikuar nga Liga Profesioniste në rrjetet sociale.

“Futbollin e kemi krenari kombëtare. Tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëjmë thirrje qeverisë që t’i hedhë më shumë sytë nga futbolli”, ka thënë Balaj. Deri më tani Liga Profesioniste dhe qeveria nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për 4 kërkesat, të cilat klubet e Superiores duan që të realizohen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari i Serie B dhe Serie C, Daniele De Santis…