Kandidati për kryetar të Prizrenit nderon dëshmorët

01 shtator 2021 | 11:11

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, i shoqëruar edhe nga shefi i shtabit zgjedhor Kujtim Gashi, kanë nderuar sot dëshmorët e kombit.

Gashi ka thënë se vizitat në komplekse dëshmorësh janë inspirim dhe motivim për të punuar edhe më shumë për ndërtimin e vendit, por edhe për t’i shërbyer qytetarëve.

“Sot, bashkë me kryetarin e ardhshëm të komunës, Shaqir Totaj, dhe me super ekipin e listës sonë për kuvendin e komunës, nderuam Dëshmorët e Kombit, me rastin e Epopesë së Vërrinit. Vizitat në komplekse dëshmorësh gjithmonë na inspirojnë e motivojnë për të punuar edhe më shumë për ndërtimin e vendit, por edhe për t’i shërbyer qytetarëve tonë”.

“Dëshmorët janë udhërrëfim për brezat e rinj dhe dëshmi se sa shumë gjak është derdhur për të jetësuar aspiratat shumëshekullore të popullit tonë. Lavdi Dëshmorëve”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tentativave të dështuara për Kylian Mbappe, Reali i Madridit…