Kandidatja për deputete që përdor trafikun urban
Kandidatja për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Eleonora Çeku-Kryeziu, në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi në autobus duke shfrytëzuar trafikun urban në Prishtinë.
Ajo ka shkruar se është kënaqësi të udhëtosh me trafikun urban të Prishtinës.
“Organizim i mirë i trafikut urban në Prishtinë më pak ndotje e ambientit dhe më shumë kursime në buxhetin familjar”, ka shkruar Eleonora Çeku-Kryeziu, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ka numrin 73 në kuadër të koalicionit AAK-PSD.
Postimi i plotë i saj:
Organizim i mirë i Trafikut Urban në Prishtinë më pak ndotje e ambientit dhe më shumë kursime në buxhetin familjar.
Kënaqësi të udhëtosh me Trafikun Urban të Prishtinës; unë shpesh udhëtoj në punë dhe nga puna me autobus, Po ju?
Koalicioni AAK-PSD dhe unë, ju trimerojmë dhe do ndaheni më të kënaqur
#AAKPSD119
#EleonoraÇekuKryeziu73




