Kandidaturat e qëlluara në zgjedhjet e 14 shkurtit

15 janar 2021 | 21:56

Shkruan: Behram Behluli

Kandidaturat shembull, si e MIKUT TIM, Isak Shabani, i kthejnë vendit SHPRESËN. Shërbimi më i madh ndaj vendit bëhet duke mbështetur në kohën e duhur njerëzit e qëlluar!

Po e fillojë këtë shkrim me besim të plotë se kontributi ynë për t’i shërbyer vendit bëhet duke qëndruar të pa lëkundur në synimet tona qëllimëmira, duke punuar me besim të plotë, duke shërbyer për të ardhmen e vendit! Duke besuar se këto ditë janë shumë të rëndësishme për vendin, duke besuar se puna jonë dhe vendimi ynë do të ketë rëndësi të madhe për të ardhmen, si qytetar të këtij vendi ne trasojmë rrugën e gjeneratave që po vijnë pas nesh!

Zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të këtij viti do të tregojnë se sa jemi të vendosur që parlamentin e Kosovës ta bëjmë me njerëz që kanë dinjitet e përgatitje, që kanë vullnet për të punuar për vendin, që kanë respekt për qytetarin e nuk na trajtojnë si njerëz të cilët hanë çka t’ju servohet. Në parlament na duhen njerëz që nuk janë si lloj i disave që sa herë flasin tregojnë se janë shpirt ngushtë, të paditur dhe vetëm për fyerje janë të profesionalizuar.

Për ndryshim duhet punë e përkrahje, duhet përzgjedhje e duhur, unë nuk kam dyshim se Llapi e Gollaku në secilën parti politike kanë kandidat të mirë të cilët meritojnë të zgjedhen. Unë nuk dua t’i jap vetës të drejtën e vlerësimit të të gjithë kandidatëve, por kam vlerësimin për mikun tim, Isak Shabanin që synon të kandidojë në listën e PDK-së, nga dega në Podujevë.

Kandidaturën e tij e konsiderojë si vullnet për ndryshim pozitiv në shoqërin tonë. Të gjithë ata që e njohin Isak Shabanin, e njohin si njeri të afërt, punëtor e të sinqertë.

Prandaj duke qenë i bindur se Isak Shabani e meriton ndihmën tonë dhe ne meritojmë përfaqësim të dinjitetshëm, duke besuar se ka ardhë koha e atyre të cilët me dije, punë e edukatë, të zënë vendet e merituara në shoqërinë tone, konsidrojë se është në këtë frymë edhe përzgjedhja për kandidim e Isak Shabanit për deputet në parlamentin e Kosovës, si njeri të sakrificës, profesionistin shëndetësor të njohur për punën e tij në nivel vendi, humanistin e madh, njeriun e përkushtuar për vendin.

Duke besuar se rrugëtimi ynë për të bërë më të mirën për vendin, për të krijuar një kulturë të re politike, uroj që në listat e kandidaturave të secilës parti në nivel vendi të ketë emra si Isaku. Të jeni të bindur se atëherë të gjithë do të jemi më mire dhe vendit tonë do ti kthehet shpresa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës nga rajoni i Prizrenit,…