Nezir Çoçaj, pjesë e listës së PDK-së për deputet

15 janar 2021 | 21:54

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës nga rajoni i Prizrenit, Nezir Çoçaj, do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë me dije nëndega e Rinisë së PDK-së në Korishë.

Çoçaj, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 dhe 2017, ishte kandidati më i votuar nga rajoni i Prizrenit.

Ai ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim. Aktualisht është drejtor i Institutit Pedagogjik i Kosovës.

Çoçaj po ashtu ka qenë i rreshtuar në radhët e UÇK-së, që nga ditët e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ELIFE LUZHA   Varri i Tivarit Përjetë i hapur S’e…