Kandiqi: Ka sekrete mbi krimet dhe të pagjeturit

20 prill 2022 | 14:35

Natasha Kandiq, aktiviste serbe për të drejtat e njeriut, ka rikujtuar masakrat e numrin e të pagjeturve, derisa është marrë edhe me arkivat serbe.

“Shpesh përmenden arkivat ushtarake apo shtetërore, por duhet të dimë se Tribunali i Hagës kur i ka gjykuar gjeneralët e Jugosllavisë, në masë të madhe i ka përdorur arkivat e këtyre batalioneve e brigadave”,ka thënë ajo në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i cili ka organizuar tryezë me temën “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i Personave të Pagjetur”.

Më tutje, Kandiqi ka thënë se me rregulla të Tribunalit, shteteve u lejohet t’i bëjnë sekret disa arkiva, gjë që e ka bërë edhe Serbia me arsye se mund të cenojë sigurinë kombëtare.

“Ministria e Mbrojtjes më 2014 ka marrë vendim që arkivi për Brigadën 37 të motorizuar që ka komandant Dikoviqin, që e njëjta të jetë sekret shtetëror. Kjo arkiv nuk mund të ketë qasje në 30 vitet e ardhshme”, ka thënë ajo.

Sipas saj, një veprim i tillë, nënkupton se ka sekrete, mbi krimet e mbi të pagjeturit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga këngëtari Asrden Gjikolli,…