Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në Shkozë të Malishevës

04 mars 2021 | 14:29

Kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës, i shtrihet përgjatë rrugës kryesore të fshatit.

Punimet në ndërtimin e trotuarit i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i fshatit.

“Ndërtimi i trotuarit ka rëndësi të madhe për banorët e fshatit, e më shumë për nxënësit të cilët duhet të ecin rrugës për në shkollë. Kjo krijon edhe siguri shumë më të madhe për nxënësit dhe banorët dhe ju e gëzofshi këtë investim domethënës”, ka thënë nënkryetari Berisha.

Edhe kryetari i fshatit e ka falënderuar komunën për këtë investim dhe për investimet tjera në për fshatin Shkozë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka nënshkruar dy…