“Kanë luftu në rrethana…”, Vlora Çitaku rrëfen kohën kur në luftë kishte takuar Thaçin e Haradinajn

17 prill 21:32

Nënkryetarja e PDK-së, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ftuar në emisionin “n’Demos”, ka rrëfyer kohën kur në luftë ishte takuar me ish-drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin dhe komandantin e rajonit të Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

Sipas saj, Thaçi e Haradinaj e kanë ditur se gjatë luftës mund të vdesin, por ideali i tyre ka qenë ajo që i ka shtyer përpara deri në çlirimin e vendit.

“Ne kemi qenë në terren, e unë Thaçin dhe Haradinaj i kam takuar në luftë, ata kanë qenë të bindur se nëse kanë pas një plumb me shkrep edhe një cop buk me hangër, kanë luftu në rrethana të jashtëzakonshme edhe e kanë pas veç një ideal, në momentin që e kanë vesh atë uniform ata e kanë llogarit veten të vdekur”, ka rrëfyer “n’Demos”, Vlora Çitaku.

“Thaçi, Haradinaj dhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së kan pasur një ideal, çlirimin e Kosovës nga okupatori serb”, ka thënë ndër tjera Vlora Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Lezhës po vuan mungesën e energjisë elektrike mbrëmjen…