Kane, objektivi i madh i Realit për sezonin e ardhshëm

11 janar 2023 | 17:05

Harry Kane është objektivi i madh i Real Madridit për ta përforcuar sulmin sezonin e ardhshëm. “Los Blancos” ka kohë që do të shtojë një referencë të re në sulm dhe pasi nuk ia doli me Mbappen dhe Haalandin, futbollisti i Tottenham Hotspurit është opsioni i preferuar.

Në parim, synimi i Tottenhamit ka qenë gjithmonë rinovimi i yllit të tij dhe kjo është se Antonio Conte e ka kushtëzuar vazhdimësinë e tij me qëndrimin e sulmuesit në skuadër.  Megjithatë, lojtari duket i qartë në idetë e tij dhe në moshën 30-vjeçare dëshiron të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Reali ka kontaktuar me agjentin e tij ashtu edhe me Tottenhamin dhe duke marrë parasysh që kontrata e tij përfundon në vitin 2024, është një operacion që mund të shkojë deri në 100 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga premtimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas…