Kane: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

25 shtator 2023 | 14:11

Bayern Munchen e shkaktoi Bochumin duke e mposhtur me rezultatin e thellë 7-0. Protagonist kryesor në këtë sfidë ishte sulmuesi Harry Kane, autor i një “tripletë”.

“Bomberi” anglez është përshtatur shpejt me ekipin e tij të ri teksa ka shënuar 7 gola në Bundesligë, golashënuesi i dytë më i mirë, ndërsa ka shënuar dhe 1 gol në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.

“Jam i lumtur që mund të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave. Skuadrën po e njoh gjithnjë e më mirë, ndihem realisht i lumtur. Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola në të ardhmen”, ka thënë Kane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka…