Kaney West ndan në “Twitter” foton e mrekullueshme me vajzën e tij

20 gusht 2020 | 14:14

Kanye West ka ndarë me ndjekësit në “Twitter” një fotografi të adhurueshme së bashku me vajzën North. Reperi 43-vjeçar nuk ka qenë shumë korrekt me deklaratat në rrjetet sociale, mbi të gjitha, në lidhje me partneren Kim Kardashian, së cilës më vonë i kërkoi falje publikisht.

Ai ka përdorur platformën për një qëllim më pozitiv, pasi ndau një fotografi të bukur me vajzën e tij shtatëvjeçare, North, teksa qëndronin buzë ujit dhe pas tyre dukeshin disa male. Kanye ka shkruar krah fotos “duke kaluar kohë babë e bijë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka njoftuar të enjten se brenda 24 orëve të…