Kanoset nëpërmjet rrjeteve sociale Gazmend Muhaxheri

16 nëntor 2020 | 11:07

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Pejë.

Zëdhënësi Fadil Gashi, ka thënë se nuk dihet arsyeja e kanosjes, por se është njoftuar Prokurori i Shtetit.

“Me datën 14 nëntor rreth orës 15:26 minuta kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pranuar përmes rrjeteve sociale dy kanosje. Me datë 15 rreth orës 11:00 e ka raportuar rastin. Ndërsa me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonal. Është njoftuar edhe prokurori dhe rasti është cilësuar si kanosje”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se akoma nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

Ai ka theksuar se hetuesit po punojnë intensivisht për zbardhjen e rastit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e mbrojtësit Jerome Boateng te Bayern Muncheni do të…