Kanosi dy persona, arrestohet 22-vjeçari në Prishtinë

10 korrik 2023 | 12:38

Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti i kanosi dy persona në Prishtinë.

“Hetuesit policor të stacionit policor Jugu, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:00, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur dy persona”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ndaj të dyshuarit L. LL, mashkull, 21-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Kanosja” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eldin Krasniqi nga Prishtina, shpall të pavlefshme dëftesën e klasës…