​Kanosje ndaj gazetarëve në Gjilan, prokuroria ngre aktakuzë

24 shkurt 2026 | 11:15

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I., i cili ndodhet në paraburgim që nga 3 shkurti 2026, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 30 janar 2026, rreth orës 14:30, në ambientet e Gjykatës Themelore në Gjilan – Dega në Viti. Pas përfundimit të një seance civile, i pandehuri dyshohet se ka kanosur gazetaren E.C. dhe kameramanin D.N. nga gazeta “Nacionale”, si dhe gazetarin hulumtues F.K. nga “Betimi për Drejtësi”, për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre profesionale.

Sipas Prokurorisë, derisa gazetarët po kryenin punën e tyre, i pandehuri është drejtuar para kamerës dhe ka bërë një gjest kërcënues duke vendosur dorën te fyti në formë kanosëse, veprim që nënkupton rrezikim të jetës apo integritetit trupor. Me këtë veprim, ai dyshohet se ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri te të dëmtuarit.

Me këto veprime, A.I. akuzohet për veprën penale “Kanosje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa…