Kanye West dhe Irina Shyak fotografohen së bashku

10 qershor 2021 | 11:24

Mesa duket thashethemet rezultuan të vërteta. Reperi Kanyer West dhe modelja Irina Shayk janë në një lidhje. Daily Mail ka publikuar foto të dyshes që shfaqen së bashku duke bërë shëtitje në Provence të Francës.

Pas divorcit me Kim Kardashian, Kanye West po përjeton romancë me bukuroshen 35-vjeçare. Të dy po qëndrojnë në një hotel luksoz. Ata u panë së bashku për ditëlindjen e reperit, i cili feston 44-vjetorin.

Të njëjtën ditë, ish-gruaja e tij Kim Kardashian i bëri një dedikim në rrjetet sociale, ku e uronte për ditëlindje.

Thashethemet për romancën e West me Shayk filluan në fund të muajit të kaluar, kur në mediat rozë shkruhej se reperi po takohej në fshehtësi me supermodelen ruse.

Nga ana tjetër, Irina i ka dhënë fund lidhjes së saj me aktorin Bradley Cooper me të cilin ka një fëmijë. Duket se Kanye West ka ndjenja të forta për modelen, kjo pasi ka zgjedhur që të kalojë ditëlindjen me 35-vjeçaren në një vend të veçantë për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë…