Kanye West do të sjellë një version të ri të TikTok-ut

21 gusht 2020 | 10:56

Gjatë një fjalimi, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri me dije se ka ndërmend ta ndalojë aplikacionin TikTok në ShBA, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu, ai do ta bllokojë edhe Microsoftin ta firmosë marrëveshjen për ta blerë këtë aplikacion nga prodhuesit kinezë. E nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Kanye West ka deklaruar  se ka ndërmend të sjellë një version të ri të TikTok-ut.

Kësaj radhe aplikacioni do të quhet Jesus Tok dhe do të ketë përmbajtje të kontrolluar, në mënyrë që edhe fëmijët ta përdorin lirshëm këtë aplikacion. Ky frymëzim i erdhi reperit teksa po shikonte video të ndryshme në Tik Tok së bashku me vajzën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina në fillim të…