Kaos në portin e Bejrutit, vriten tre protestues

14 tetor 2021 | 13:55

Tre persona janë  vrarë dhe të paktën 20 janë  plagosur  nga të shtënat me armë në zonën pranë Gjykatës së Bejrutit, gjatë një proteste.

Përkrahësit e Hezbollahut dhe lëvizjes Amal u mblodhën për të protestuar kundër gjyqtarit Tarek Bitar, udhëheqës i hetimit për shpërthimin që ndodhi 1 vit më parë  në portin e  kryeqytetit libanez. Familjet e viktimave të shpërthimit të port pretendojnë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarët e lartë nga kontrolli.

Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për fatkeqësinë e gushtit 2020, në të cilën u vranë 219 njerëz, 7,000 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan.

Nuk është ende e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka…