BQK-ja dhe BERZH-i vazhdojnë bashkëpunimin

14 tetor 2021 | 13:53

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur të enjten në takim drejtoreshën menaxhuese të BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, CharlotteRuhe.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së, që nga fillimi i pandemisë, të cilat kanë ndikuar që sektori në fjalë të mbetet stabil dhe likuid, duke qenë i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar BERZH-in për bashkëpunimin dhe projektet e realizuara deri më tani, derisa shprehu gatishmërinë dhe interesimin që dy institucionet të avancojnë tutje me bashkëpunimin e përbashkët.

Nga ana tjetër, Ruhe dhe zyrtarët tjerë të BERZH-it vlerësuan lart masat e ndërmarra nga BQK-ja, të cilat kanë ndikuar në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend dhe gjithashtu falënderuan guvernatorin Mehmeti për informacionet e ofruara, si dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në mes të dyja institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…