Kaosi në Prishtinë, deputeti Shala: Eksperimente të tilla janë të shekullit të kaluar

28 tetor 2022 | 11:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar pas krijimit të kolonave të gjata në Prishtinë për shkak te eksperimentit të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

Shala ka thënë se eksperimente të tilla janë të shekullit të kaluar.

“Shqetësimi dhe eksperimenti me qytetarët e Prishtinës po vazhdon edhe nga kryetari Përparim Rama! Eksperimente të tilla janë të shekullit të kaluar, sepse sot shkenca dhe teknologjia ka avancuar dhe gjitha këto rezultate kinse ‘të pritura’ do të mund të simuloheshin e kalkuloheshin me anë të metodave dhe praktikave moderne, si dhe aplikacioneve softuerike, për teorinë e qarkullimit në komunikacion”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase ka bërë me dije se Rusia është duke…