Kapen cigare pa banderola në Fushë Kosovë

30 mars 2018 | 16:05

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, ka zhvilluar një aksion të premten në qytetin e Fushë Kosovës, me ç’rast janë kapur sasi të cigareve pa banderola, të kontrabanduara.

“Njësit e antikontrabandës rreth orës 09:00 sipas planit operativ kanë ushtruar kontrolle në një shtëpi në Fushë Kosovë, në të cilën janë gjetur cigare pa banderola RKS. Cigaret pa banderole janë konfiskuar dhe pastaj ka filluar procedura kundërvajtëse”, është thënë në njoftimin e Doganës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës…