Kapen mijëra kilogramë duhan të papërpunuar e pako cigaresh në Gjilan

23 korrik 2021 | 15:40

Njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, si dhe Administratën tatimore të Kosovës kanë realizuar një operacion në Gjilan ku gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve.

Dje gjatë ditës njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ATK kanë bastisur dy lokacione ku është hasur në mallra të kontrabanduara.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga Dogana e Kosovës, ku kanë dhënë edhe detaje të cilat i gjeni më poshtë:

Në lokacioni e pare janë këto të gjetura këto mallra:

Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg  ( me mbishkrime )  =   2120 kg

Duhan i grirë i përpunuar refuz  = 440 kg

Duhan i papërpunuar refuz  = 2600 kg

Cigare pa banderola R@M  = 5000 pako = 100000 cigare

Cigare pa banderola A@B, Merhaba = 540 pako= 10800 cigare

Aditiv i lëngshëm , aromë për prodhim të duhanit ,, HERTZ@SELC  3x 25l = 75 litra

Makinë e përdorur për paketim të duhanit Modeli SF 150 LË Nr.( 100kg )  = 1 pce

Makina te përdorura për grirje te duhanit pa marka (rreth 400 kg ) = 2 pce

Peshore elektrike pesha maksimale 40 kg = 2 pce

Ambalazh për paketim te duhanit me mbishkrim nga PVC- Najlloni = 1978 kg

Ambalazh për paketim te duhanit me mbishkrim nga kartoni = 1162 kg

Në lokacioni e dytë janë këto të gjetura këto mallra:

Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg  ( me mbishkrime )  =   223.5kg

Cigare pa banderola Cosmopolitan 5500 pako = 110000 cigare

Cigare pa Banderola CANGARO  2430 pako = 48600 cigare

Cigare pa Banderola NORTH   3800 pako = 76000 cigare

Cigare pa banderola WISTON 1250 pak = 25000 cigare

Cigare pa banderola Pall Mall 166 pako= 3320 cigare

Cigare pa banderola Marlboro Touch  60 pako = 1200 cigare

Cigare pa banderola Marlboro  930 pako = 18600 cigare

Cigare pa banderola Kuper 170 pako = 3400 cigare

Filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme 71 pako =  774000 copë.

Malli i gjetur është sekuestruar nga Dogana e Kosovës.

Derisa Dogana bën ftesë për qytetarëve për bashkëpunim përmes 0800 50095 sepse vetëm së bashku ndërtojmë të ardhme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, është shprehur krenare që ka parë parakalimin…