Presidentja Osmani: Sportistët tanë do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës

23 korrik 2021 | 15:33

Presidentja Vjosa Osmani, është shprehur krenare që ka parë parakalimin e sportistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

“Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio”, ka shkruar Osmani në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Osmanit:

Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Populli i Kosovës është krenar me ju, beson në përgatitjen tuaj, suksesin tuaj dhe triumfin tuaj.

Sportistët tanë që prej shumë kohësh po e ngrisin lart flamurin e shtetit të Kosovës, po na ngjallin shpresën dhe krenarinë se garat në sport nuk njohin shtete të mëdha e të vogla, por njohin sportistë të përgatitur, që me shpirtin garues thyejnë rekorde dhe bëjnë histori.

Në krye me të artën tonë Majlinda Kelmendi, sportistëve tanë ju uroj sukses! Ata do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës!

Ju priftë e mbara! Një popull i tërë është me ju.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit nga Klina ka vazhduar me përforcime edhe…