‘BILD’-i kritikon Leon Goretzkan: Refuzoi ta godiste penalltinë, kishte frikë

30 qershor 2026 | 16:31

Gazeta e madhe gjermane “BILD” e ka kritikuar mesfushorin Leon Goretzka që refuzoi të gjuante penalltinë e gjashtë, të cilin e humbi Jonathan Tah.

Gjermania pësoi humbje turpëruese nga Paraguai në Kampionatin Botëror 2026, duke dështuar në penallti pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.

“BILD” tani ka zbuluar disa prapaskena interesante se si kapiteni Joshua Kimmich i kërkoi dy herë Goretzkas, por ky i fundit refuzoi.

“Kimmich e pyeti Goretzkan dy herë ta godiste penalltinë e gjashtë, që doli të jetë vendimtare. Goretzka refuzoi shkaku i frikës. Në fund, Tah e merr dhe e humb. Kjo ishte penalltia e tij e parë profesionale”, raporton mediumi gjerman.

Manuel Neuer ishte afër të bëhej heroi, duke qenë se i ndali dy penallti radhazi – megjithatë lojtarët e Gjermanisë nuk arritën t’i konkretizojnë.

Kësisoj, Gjermania përshëndetet me Botërorin qysh në raundin e 32-të, kurse mbetet të shihet nëse do të vazhdojnë t’i besojnë përzgjedhësit Julian Nagelsmann edhe për vitet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka konfirmuar se të mërkurën do të zhvillojë bisedime…