Kapen në Portin e Livornos 208 kg drogë me vlerë 60 mln euro, e kishin fshehur mes bananeve

14 tetor 2022 | 08:42

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi prej 208 kg kokainë të pastër, e cila vinte nga Amerika e Jugut dhe është kapur në Portin e Livornosë në Itali.

Lënda narkotike ishte sjellë në Itali në dy kontejnerët frigoferikë të ngarkuar me banane, që ishin kishin kaluar nga Ekuadori një muaj më parë, raportojnë mediat italiane.

Nëse droga do te dilte ne treg, do të kapte vlerën e 60 mln eurove.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 180 pako dhe ishin mbështjellë me shirit izolues dhe një shtresë plumbi, kjo me qëllim për ta ruajtur me mire dhe per t’ju shmangur kontrollit teknik.

Mirëpo, këto mjete nuk mjaftuan dhe falë mjeteve të përdorura nga policia doganore, si dhe kontrolleve manuale të mëvonshme, u gjet ngarkesa e madhe e drogës, e fshehur në konteiner.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indet e trurit të njeriut janë transplantuar me sukses në…