Kapen tetë tonë kokainë në Spanjë, tre të arrestuar

13 shkurt 2024 | 20:01

Kapen tetë tonë kokainë në Spanjë.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga agjentët e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore në Spanjë u zbulua se kokaina ishte e fshehur në një kontejner në portin Algeciras.

Droga ishte e fshehur brenda një metali të projektuar për të shmangur skanerit, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona.

Sipas autoriteteve droga vinte nga Surinami me qëllim shitjen në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik ka ndodhur sot tek Qendra e Skijimit…