Kapra: Dua edhe titullin e tretë me Ballkanin

12 qershor 2023 | 12:54

Albin Kapra ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij me Ballkanin. Ai së fundi rinovoi kontratën me klubin nga Suhareka duke nënshkruar edhe për tri vite të tjera.

Pas rinovimit, Kapra ka falënderuar drejtuesit e kampionit të Kosovës për besimin e dhënë, ndërsa ka shprehur qartazi synimet e tij me këtë skuadër. Suksesi sa më i madh në garat evropiane si dhe titulli i tretë i kampionit radhazi janë qëllimet kryesore të futbollistit.

“Shpresojmë që dhurata jonë për klubin të jetë titulli i tretë radhazi dhe vazhdimi i suksesit në Evropë me të njëjtin stabilitet si në sezonin e kaluar”, ka shkruar Kapra në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot deri më 16 qershor në për të gjitha…