Kaq është gjoba për serbët që nuk i kthejnë targat në RKS

28 tetor 2022 | 23:23

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i delegacionit për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Besnik Bislimi, ka treguar se sa është gjoba për personat që nuk i shndërrojnë targat nga ato serbe në RKS.

Në një fjalim online në Forumin e Sigurisë në Beograd, Bislimi tha se gjoba mund të arrijë rreth 150 euro.

“Qytetarët që kanë targa të paligjshme do të marrin paralajmërime për ndërrimin e tyre sa më shpejt”. Pas kësaj, policia do të duhet t’u shkruajë gjoba, në përputhje me ligjin, të cilat do të arrijnë në rreth 150 euro”, tha ai, raporton Gazeta Sinjali.

Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë bëri të ditur se ka vendosur të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale në ato RKS deri më 31 tetor.

Kurti tha që vendimi për targat do të mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime.

Ai tha se kjo “është përgjigje për ndjeshmërinë e shtuar ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë”.

Ne kemi zhvilluar dikutime të brendshme edhe kemi ardhur në përfundim të sjellim për propozim një sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. Për tri javë nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor do të jetë e faza e çortimit nga 11 nëntor deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë pas të cilës datë, më 21 prill nuk do të lejohen targa tjera”, tha ai.

Ndërkaq i ,menjëhershëm ka qenë reagimi nga Departamenti i Shtetit të cilët u shprehën të zhgënjyer me vendimin e Kurtit.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke”, thuhet në komunikatën nga DASH.

Para se të merrte këtë vendim, Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Takimi ndodhi pas shumë thirrjeve të këtyre shteteve ndaj Kurtit për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave, që Serbia i lëshon ilegalisht për qytetarët serbë në Kosovë.

Besohet se afër 10.000 makina qarkullojnë në veri të Kosovës, e të cilat kanë targa të lëshuara nga Serbia me akronime serbe të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PR, PZ, GL e të ngjashme.

Vendimi i ekzekutivit për targat ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori dhe qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i rikthejnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mallorca dhe Espanyoli kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme…